Republika e Kosoves

Ferizaj

Xhavit Zariqi u zgjedh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

2021/12/01 - 1:51

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca ka vazhduar me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Me vota të fshehta, Kryesues u zgjodh  Xhavit Zariqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili fitoi 41 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, i cili a thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, në mënyrë që të ecin para.

 

Kuvendi Komunal i Ferizajt i ka 41 anëtarë të përfaqësuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje , Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Iniciativa qytetare “Ne Mundemi”, Iniciativa qytetare “Reformimi Demokratik për Ferizajn”, si dhe Partia e Ashkalinjëve të Kosovës.