Republika e Kosoves

Ferizaj

Zgjedhet struktura e re drejtuese e Grupit joformal të grave asambleiste

2018/02/23 - 8:26

Gjatë ditës së sotme, në një takim të udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Kristina Gashi – Bytyçi, është zgjedhur struktura e re drejtuese e Grupit Joformal të Grave Asambleiste në këtë përbërje:

Saranda Musliu – Kryesuese;
Hatixhe Bungu – Qerimi – Zëvendëskryesuese;
Bahrije Hyseni – Anëtare;
Flora Abdullahu – Anëtare;
Florije Musa – Anëtare;
Makfire Musa – Anëtare;

Pjesëmarrja në këtë takim kishte edhe nga ekzekutivi dhe legjislativi komunal. Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe për aktivitetet që do të zhvilloj kjo strukturë gjatë këtij viti.

Ky mekanizëm në misionin e tij ka avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, veçanërisht pozitës së saj në vendimmarrjen lokale.