Republika e Kosoves

Ferizaj

Kristina Gashi Bytyçi

U lind më 29 maj të vitit 1982 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në Fshatin e Vjetër, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ndërsa është në përfundim të masterit si mësimëdhënëse e gjuhës dhe letërsisë angleze, në  Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë.

Ka të  kryer trajnime të ndryshme të çertifikuara, si dhe ka marrë pjesë në konferenca te ndryshme, si:

-“Akademia për qeverisje lokale”,

-“Njohuri psikosociale për punëtorët shkollorë lidhur me identifikimin dhe ndihmën e fëmijëve të traumatizuar dhe fëmijëve me nevoja të veçanta”

-“ECDL”

-“English Teacher Professional Development Program”

-“Facing the Future Together”

-“Vlerësimi për nxënie”, etj.

Ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën fillore “Dituria” në Softaj, në shkollën fillore “Imri Halili” në Gaçkë, si mësimdhënëse ka punuar edhe në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Aktualisht si mësimdhënëse e gjuhës angleze punon në  shfmu “Astrit Bytyçi” në Ferizaj.

Ajo flet gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, serbokroatisht edhe gjuhën angleze.

Është anëtare e kryesisë së Gruas Demokratike të Kosovës Dega në Ferizaj që nga viti 2013, anëtare e kryesisë së shoqatës së mësimdhënësve të gjuhës angleze në Ferizaj 2017/2018, anëtare në Kuvendin e Komunës së Ferizaj 2013-2017, kryetare e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizaj 2014-2015, anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF) të Kuvendit të Komunës së Ferizaj 2015 – 2017, ndërkaq tani është  Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Poashtu është edhe anëtare e kryesisë së Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës.

Është e martuar dhe ka katër fëmijë.