Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Një delegacion i lartë nga Shqipëria vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës

2011/10/06 - 1:59

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti në një takim të veçantë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët në kuadër të vizitave nëpër Kosovë qëndruan edhe në Komunën tonë.

Kryetari Berisha informoi mysafirët për rrjedhat e përgjithshme në Komunën tonë, e në veçanti u ndal te zhvillimet dhe prioritetet e Komunës për këtë periudhë. Format e qeverisjes, realizimi i projekteve, identifikimi i nevojave dhe kërkesat e qytetarëve ishin pyetjet që më së shumti u interesonin mysafirëve. Kryetari Berisha tha se ekziston një disponim i mirë te qytetarët dhe se çështjet prioritare për qytetarët tanimë veç janë në fazën përfundimtare. Çështja e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve, gjelbërimi i ambientit, projekte të vogla në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, fushat e sportit etj., janë duke përfunduar dhe nuk kemi kërkesa të qytetarëve për këto çështje.

Mysafirët nga Shqipëria e falënderuan kryetarin Berisha për pritjen e ngrohtë që iu rezervoi dhe ftuan atë në një vizitë kthyese në Shqipëri, ftesë kjo që u prit me mjaftë kënaqësi nga ana e z.Berisha.