Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shënohet dita e Rinisë në Komunën e Fushë-Kosovës

2011/09/27 - 2:13

Me aktivitete të shumta po shënohet Dita e Rinisë ‘27 Shtatori’, ashtu si edhe në gjithë Kosovën, kudo po zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Në Komunën tonë, Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në bashkëpunim me disa organizata rinore për sot ka paraparë këto aktivitete:

–          Debat me të rinjtë me temë “Rinia dhe Proceset Vendimmarrëse”,

–          Gara në Volejboll për femra dhe meshkuj,

–          Garë në shah për persona me aftësi të kufizuara,

–          Ekspozitë me fotografi që përmbajnë në vete tema kulturore,

–          Vizitë e organizuar ne kalanë e Harilaçit,

–          Dhe në fund program kulturo-argëtues i shoqërive kulturo-artistike dhe grupeve muzikore.

Në ketë mbrëmje artistike pritet të ndahen edhe shpërblime për më të dalluarit.