2015/03/13 - 1:57
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti sot në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe Sekretarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Mehmet Bogujevci.
Në takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së komunës së Fushë-Kosovës në ndërtimin e një stadiumi në një lokacion të përshtatshëm në komunën tonë.
Kryetari Berisha shprehu gatishmërinë e tij që të mbështesë sportin kosovar në çfarëdo mundësie që ka komuna, çoftë ajo infrastrukturore apo materiale.
Ndryshe, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani e falënderoi Kryetarin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit kosovar, posaçërisht ndaj projektit të fundit, të ndërtimit të një stadiumi.