Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Do të ndërtohen 80 shtëpi për familjet me asistencë sociale në Fushë-Kosovë

2015/03/18 - 2:00

Është nënshkruar sot, më 18.03.2015, Memorandumi në mes të komunës së Fushë-Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare VORAE. Memorandumi është nënshkruar me qëllim të përmirësimit të gjendjes sociale të qytetarëve, përkatësisht për ndërtimin dhe rinovimin e rreth 80 shtëpive për raste sociale të komunës së Fushë-Kosovës.

Vlera totale e projektit është 150,000 euro, në këtë shumë komuna e Fushë-Kosovës do të participojë shumën prej 50.000 euro.

Ky memorandum do t’i shërbejë familjeve që jetojnë me asistencë sociale, i cili përmes ndërtimit dhe rinovimit të shtëpive synon të përmirësojë jetën e qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës.