2015/03/26 - 2:07
Të hënën, më datë 23.03.2015, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha priti në takim Zv.Komandantin e Regjionit të KFOR-it, z.Corrado Benzi.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Fushë-Kosovës, z.Nijazi Jashari, u bisedua për gjendjen e sigurisë në komunën e Fushë-Kosovës.
Gjendja u vlerësua mjaft e qetë dhe stabile dhe të dyja palët u zotuan të punojnë edhe më shumë për të siguruar një ambient sa më të sigurt për qytetarët e komunës sonë.