2015/05/18 - 8:32
Në raportin e publikuar nga Programi i Kosovës për Promovimin e NVM-ve (KOSME ) dhe Agjencia e Kosovës për Mbështetjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve (KIESA), për matjen e atraktivitetit (tërheqjen) të të bërit biznes nëpër Komunat e Kosovës, Fushë-Kosova është radhitur e dyta në rangun përfundimtar të komunave, në nivel të Kosovës.
Përqendrimi i madh i bizneseve, studimeve dhe shumë aktiviteteve të tjera, ka bërë që Fushë-Kosova të ketë konkurrencë më të madhe në mesin e 38 komunave, duke u radhitur e dyta pas Prishtinës.
Ky hulumtim është mbështetur në këto fusha: ‘Performanca (paraqitja) e sektorit të biznesit lokal’, ‘Mbështetja e resurseve njerëzore’, ‘Mbështetja e bizneseve’ dhe ‘Infrastruktura’. E treta është radhitur Ferizaji, pas saj gjenden Peja dhe Prizreni. Hulumtimi është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës.