2021/03/04 - 3:11
Komuna e Fushë-Kosovës së bashku me fondacionin “Freskia” kanë organizuar një kurs të rrobaqepësisë, të cilin e kanë vijuar për tre muaj gra të komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, me ç‘rast sot iu ndanë certifikatat për licencimin e tyre.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, i cili ndër të tjera tha se do të kujdeset që këto gra të furnizohen me makina qepëse.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe z.Bashkim Krasniqi, zëvendësministër në MPMS.