Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

-Drejtoria e Arsimit, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, Statutit të Komunës dhe  politikave të Kryetarit të Komunës, është kompetente dhe ka përgjegjësinë për  menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunën e Fushë-Kosovës.
-Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore.
-Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i.
-Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës.
-Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in.
-Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune.
-Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mosdiskriminimit.
-Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT-i.
-Nxit barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm.
-Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre.
-Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative.
-Trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i.
-Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës.
-Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal.
-Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT-i.
-Përgatitja, miratimi dhe implementimi i ‘Rregullores së Punës’ për shkollat, duke përfshirë. ‘Kodin e Mirësjelljes’ për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore ndaj tyre.
-Miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës.
-Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës
-Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj
-Miraton ‘Rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve’ në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore.
-Në marrëveshje me MASHT-in, miraton ‘Rregulloret për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë’.
-Nxit bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes.
-Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte  të  përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla.
-Mbikëqyr shpenzimet e buxhetit, përmes kërkesës për raporte periodike nga shkollat.
-Harton planin e prokurimeve për nevojat funksionale të Drejtorisë së Arsimit.
-Nxit, ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve, nxënësve, me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkolla të cilat i menaxhon dhe mbikëqyr (shkollat publike).
-Organizon, inkurajon dhe nxit organizimin e garave të ndryshme të diturisë në mes të shkollave nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre humanitare dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar.
-Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal.
-Propozon dhe inicion bashkëpunimet ndër-komunale në fushën e arsimit.
-Bashkëpunon me OJQ-të dhe shoqërinë civile si dhe me organizata qeveritare dhe joqeveritare me qëllim të tërheqjes së donacioneve në interes të shkollave publike të të gjitha niveleve para-universitare me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
-Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bën sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore.
-Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës.
-Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxis shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë.
-Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special.
-Kujdeset dhe mbështet arsimimin e fëmijëve  me nevoja të veçanta (speciale), në përputhje me masën dhe nevojat specifike të tyre;
-Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme, në kuadër të fushëveprimtarisë së drejtorisë.