Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Detyrat kryesore:
• Si Zyrtar Kryesor Financiar shërben si këshilltar financiar për Kryetarin e Komunës;
• Mbikëqyrë të gjitha fazat e veprimtarisë financiare në komunë;
• Asiston në përpilimin e politikave financiare dhe buxhetore të departamenteve të komunës, në përgjithësi;
• Ka përgjegjësi dhe duhet të sigurohet që zyrtari autorizues do të nënshkruaj propozimin për shpenzim dhe që autorizimi shoqërohet me dokumentet mbështetëse apo deklaratat me të cilat tregohet në mënyrë të qartë arsyetimi i nevojave të propozimit;
• Si zyrtar aprovues duhet të jetë i kënaqur që propozimi për shpenzimin e parave është një veprim i arsyeshëm;
• Koordinon aktivitetet me rastin e përpilimit dhe shqyrtimit afatmesëm dhe përfundimtar të Buxhetit të Komunës, dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
• Përcjell sistematikisht shpenzimin e buxhetit dhe informon me kohë mbi vështirësitë në shpenzimin e buxhetit;
• Bën përgatitjen e drafteve të Rregulloreve dhe vendimeve në lëmin e buxhetit dhe të financave për Kryetarin e Komunës dhe Asamblenë Komunale;
• Koordinon shërbimet e Departamentit të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit me departamentet, divizionet dhe sektorët tjerë brenda komunës;
• Formulon udhëzime për funksionimin e zyrave, lidhur me drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të të gjitha segmenteve të departamentit;
• Është përgjegjës për identifikimin, klasifikimin dhe vlerësimin e pronës së paluajtshme në komunë dhe faturimin e të gjitha pronave të paluajtshme;
• Organizon përkrahje për zyrtarin komunal të mbledhjes së mjeteve të tatimit mbi pronën.
• Siguron promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik;
• Hulumton lidhjet strategjike për promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
• Siguron promovimin dhe përkrahjen e bashkëpunimit ndërkomunal;

• Hulumton mundësitë e sigurimit të kredive për realizimin e objektivave zhvillimore të komunave, në rend të parë të infrastrukturës komunale;
• Menaxhon dhe mbikëqyr stafin nën kompetencën e departamentit dhe përgatit planin e punës;
• Përgatit raportet javore, tremujore dhe vjetore të punës së departamentit;
• Kryen të gjitha detyrat që i jepen nga Kryetari i Komunës apo nga Kuvendi i Komunës;

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes:
Organizon, udhëheq, koordinon dhe mbikëqyr punët dhe aktivitetet e Departamentit të Buxhetit dhe Financave; Shqyrton të gjitha çështjet, jep këshilla dhe sugjerime për gjithë stafin përkrahës;