Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim nga Zyra Komunale për Bujqësi

2015/02/20 - 9:43

Sot, në Zyrën Komunale për Bujqësi, është mbajtur këshillimi i dytë me radhë me temën ‘Ndikimi i herbicideve në barërat e këqija dhe në  kulturat lavërtare’ në kuadër të projektit “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore” – projekt i Ministrisë së Bujqësisë që është duke u implementuar nga kompania vendore Consult Engineering  në të gjitha komunat e Kosovës.

Sa për informim të opinionit, sidomos të fermerëve tanë, i ftojmë ata që t’i ndjekin këto këshillime ngase janë me tema aktuale dhe me interes  për rritjen e të hyrave në fermat e tyre, me rekomandime të vlefshme  nga  këshilltarë të licencuar nga kompania në fjalë. Për çdo informacion rreth mbajtjes së këtyre këshillimeve dhe trajnimeve tjera për bujqësi ju lutemi paraqituni në Zyrën Komunale të Bujqësisë.