Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

23 qershori “Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil” në Republikën e Kosovës

2020/06/24 - 4:13

Më 23 qershor 2020 Ministria e Punëve te Brendshme, për nder të 23 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite për shërbimin civil në Republikën  e Kosovës.

Me këtë rast është bërë shpërndarja e mirënjohjeve  për punëtorët e dalluar , ku nga komuna e Fushë Kosovës per vitin 2019 -2020 është përzgjedhur Mobere Pllana-Hyseni, zyrtare e lartë për projektim dhe mbikëqyrje në Drejtorinë për Planifikim Urban.