Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

A.K.V “Zëri i Kosovës” kthehet nga Kroacia

2022/06/28 - 6:10

Pas një qëndrimi pesë ditorë në Gornja Stubica të Kroacisë, Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova u kthye në Kosovë.

Ansambli ynë tregoj se nuk dallon aspak nga ansamblet tjera profesionale të vendeve nga Evropa duke ju ofruar publikut të Gornja Stubica një program të pasur me valle unike të punuara nga dora e profesionistit prof.Dilaver Kryeziut, koreograf me cilësi dhe mjeshtri të lartë. Në këtë festival ndërkombëtarë ku morën pjesë 12 shtete, valltarët tanë shkëlqyen dhe i pëlqyer nga publiku, Ansambli ynë mori Mirënjohjen e veçantë nga organizatori. Rikthimi i serishëm në skenë ishte kërkesa e publikut ku ky ansambël përformoj dhe u duartrokit gjatë.

Festivalin dhe Ansamblin tonë e përcollën dy Ambasador në Kroaci, ai i Kosovës z.Martin Berisha dhe i Maqedonisë së Veriut z.Milaim Fetai, prezent ishte edhe Kryetari i Gornja Stubica z.Jasmin Krizmaniç i cili ndau mirënjohjen për Ansamblin tonë. Gjithashtu edhe Drejtoresha e Ansamblit “Zëri i Kosovës” dhuroj disa dhurata modeste për kryetarin Krizmaniç dhe drejtorin e “KUD Matija Gubec”  Gornja Stubica.

Falënderim i veçantë për Komunën e Fushë Kosovës për mbështetje financiare që mundësoj realizimin e këtij projekti.

Suksese të mëtutjeshme Ansamblit “Zëri i Kosovës” që po na përfaqësuan denjësisht nëpër festivale të karakterit kombëtar e ndërkombëtar.