Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Aksion për lirimin e hapësirave publike me qëllim të lëvizjes sa më të lirë të qytetarëve

2019/04/05 - 10:59

Bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të organeve komunale dhe me qëllim që t’ju ofrohet shërbim sa më i mirë qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Inspektoratit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike me qëllim të lëvizjes sa më të lehtë dhe pa pengesa të qytetarëve.

Aksioni, i cili është duke u zhvilluar gjatë kësaj jave, po realizohet me sukses dhe ka hasur në përkrahje maksimale edhe nga vetë bizneset që zhvillojnë veprimtaritë në rrugën ‘Dardania’, në të cilën ishte fillimi i këtij veprimi.

Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë ditëve në vijim edhe në rrugët tjera të qytetit.