Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Z.Nicholas Abbot dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Z.Murat Sahin vizituan Fushë-Kosovën

2020/12/18 - 11:58

Në komunën tonë qëndruan për vizitë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Nicholas Abbot dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilët u pritën nga nënkryetari i komunës z. Fadil Krasniqi dhe drejtori i Arsimit z. Islam Shabani. Pas bisedave të zhvilluara në mes të dy palëve mysafirët sollën për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës sonë pako higjenike si masa mbrojtëse ndaj COVID-19 . Pakot përfshinin sapun, detergjent, alkool, maska, termometra dhe infra-red.

Falënderimet nga ana e komunës shkojnë për Ambasadën e Britanisë së Madhe në krye me Ambasadorin z. Nicholas Abbot dhe z. Murat Sahin si Shef i Zyrës së Unicefit, për këto ndihma shumë të nevojshme në këto kohë të vështira të përballjes me pandeminë COVID-19 .