Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Angazhime të pa ndalura për një ambient sa më të pastër

2020/07/23 - 1:31

Këto ditë shërbimet komunale po punojnë pa ndërprerë për kositjen e barishteve dhe shkurrave si dhe pastrimin e terreneve nga mbeturinat dhe bari i thatë. Pjesë e këtyre aktiviteteve është edhe pastrimi dhe mirëmbajtja e pikave për ndalim të autobusëve.

Ky pastrim po bëhet në Fushë-Kosovë, Vragoli, Harilaq, Lismir, Sllatinë e vogël, për të vazhduar tutje në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës deri sa të përfundohet i tëri ky aktivitet i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Punë të përditshme po bëhen në pastrimin dhe mbledhjen e mbeturinave në Parkun Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ku janë vendosur edhe shenjat sinjalizuese per ruajtjen e ambientit.

Lusim qytetaret që të ruajnë ambientin të mos hedhin mbeturina vend e pa vend por në pikat e caktuara për mbeturina, (kontonjer) po ashtu kërkojmë nga ju qytetarë të nderuar që të keni konsideratë dhe mos të ndizni zjarre në kompleksin e pishave sepse jo vetëm që e dëmtoni ambientin por e shkatërroni edhe bukurinë e tyre.