Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ansambli “Zëri i Kosovës” kthehet nga Turqia

2022/09/06 - 12:50

Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosovë pas qëndrimit nëntë ditorë në Turqi, kthehet në vend me mirënjohje dhe çmime si pjesëmarrës në Festivale të karakterit Ballkanik të valles që u mbajtën në qytetin Afion, Bursa dhe Altinova.

Këto Festivale kishin karakter revial ku morën pjesë shumë shtete Ballkanike, duke prezantua vallet më të bukura të vendeve nga ato vinin.

Ansambli ynë kudo që u paraqit ofroi një performanc të shkëlqyer duke u pritur jashtëzakonisht mirë nga shikuesit e shumtë prezent.

Valle të bukura dhe të punuara nga koreografi prof.Dilaver Kryeziu treguan dorën e profesionalizmit. Veshjet origjinale dallonin nga të tjerët për nga koloriti dhe tradita. Bukuria e djemve dhe vajzave reflektonte te syri i shikuesve të shumtë. Pritja dhe veçimi i Ansamblit tonë u mbulua me dhurata nga kryetari i Afionit, Bursës dhe në fund nga ai i Altinovës.

Gjatë pritjes zyrtare që u organizua për pjesëmarrësit nga Fushë-Kosova, kryetari i Komuna së Altinovës Dr.Metin Oral, ofroi mundësinë e binjakëzimit dhe bashkëpunimit me Komunën e Fushë Kosovës.

Falënderimet i takojnë komunës së Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport që mundësoi pjesëmarrjen e AKV “Zëri i Kosovës” në Turqi.