Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe OJQ-së VORAE

2018/04/05 - 2:34

Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Komunës së Fushë-Kosovës  dhe OJQ-së VORAE “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka për qëllim koordinimin dhe implementimin e aktiviteteve në projektin: ‘Përshfshirja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për komunitetin Rom, Ashkalinj, dhe Egjiptian dhe grupe të tjera të  cenuara në Kosovë, me theks të veçantë në komponenten e përmirësimit të kushteve të banimit’.