Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Asfaltohet rruga “Naser Sekiraqa” në Fushë-Kosovë

2021/10/13 - 10:49

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Naser Sekiraqa” në lagjen “Nakaradë” në Fushë-Kosovë.

Paraprakisht është bërë rikonstruktimi i tërësishëm i kësaj rruge duke e bërë zgjerimin e saj si dhe duke e ndërtuar trotuarin i ri.

Po ashtu është bërë edhe infrastruktura nëntokësore duke instaluar kanalizimin atmosferik dhe kanalizimin fekal.