Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë mes Caritas Kosova dhe Fushë-Kosovës

2015/03/03 - 1:15

Është nënshkruar një ‘Marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi’ në mes të CARITAS KOSOVA dhe Komunës së Fushë-Kosovës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi është lidhur në mes të Komunës së Fushë-Kosovës, përfaqësuar nga Burim Berisha dhe CARITAS KOSOVA – Zyra Qendrore me seli në Ferizaj, përfaqësuar nga Don Viktor Sopi – Drejtor i Përgjithshëm, me qëllim të bashkëfinancimit të projektit të përbashkët me titull “Ngritja e përkujdesjes sociale, shëndetësore, shtëpiake dhe ambulantore në Fushë-Kosovë.”

Kjo marrëveshje parasheh përmirësimin e shërbimit social, shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor për familje në nevojë të komunës së Fushë-Kosovës dhe zonave rurale të kësaj komune.
Po ashtu, kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor ambulantor duke angazhuar staf mjekësorë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë, staf edukativ, administrativ dhe staf social për kujdes ndaj qytetarëve të komunës.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti, për periudhën implementuese, është 246.340.50 euro.

Kryetari Berisha si dhuratë për CARITAS KOSOVËN dhuroi një pikturë.