Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Delegacioni turk viziton komunën tonë

2018/04/20 - 2:26

Në Komunën e Fushë-Kosovës për vizitë treditore ishte një delegacion nga Komuna Yenisheher e Regjionit të Bursës (Turqi), prej dt.16 prill  deri më 19.04.2018, i cili ishte i kryesuar nga Drejtori i Arsimit të Komunës Yenisheher z. Musa Ayaz me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore të kësaj komune. Kjo ishte një vizitë kthyese pas qëndrimit të delegacionit të Komunës së Fushë-Kosovës gjatë muajit shkurt 2018 në Turqi, me ç’rast u nënshkruan Marrëveshjet e Bashkëpunimit në mes të dy komunave. Gjatë qëndrimit në Fushë-Kosovë ky delegacion vizitoi  disa Shkolla Fillore dhe të Mesme: SHML “Hivzi Sulejmani”  – Gjimnazin dhe drejtimet teknike dhe SHFMU “Selman Riza” si dhe dy shkolla rurale: SHFMU “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe dhe SHFMU “Lismiri” në Lismir. Ata u njohën nga afër me kushtet dhe metodat e punës në këto shkolla dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushat e ndryshme të arsimit.

Vizituam edhe Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, Myftiun e Kosovës z. Naim Tërnava dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës z.Marjan Demaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni turk vizitoi monumentet kulturore në qytete të ndryshme: ‘Memorialin Adem Jashari’ në Prekaz, ‘Sheshin Skënderbe’ në Prishtinë, Universitetin ‘Hasan Prishtina’, Bibliotekën Kombëtare, Xhaminë e Madhe, Tyrben e Sulltan Muratit, Kalanë e Vushtrrisë, Lidhjen e Prizrenit, etj.