Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Donacion nga USAID i dhurohet Shkollës “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë

2019/06/18 - 3:39

Sot në SHML ”Hivzi Sulejmani“ Fushë-Kosovë, është dhënë si donacion kabineti i inovacioneve nga USAID në Prishtinë. Një kabinet i pajisur me shumë mjete mësimore të rëndësishme dhe me vlerë të madhe për punë praktike të nxënësve; video kamerë, makinë shpuese, makinë ngjitëse, makinë qepëse, kompjuter, televizor muri, tavolina pune, karrige etj.

Në organizimin e pranimit të donacionit ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha bashkë me Drejtorin e Arsimit z. Islam Shabani dhe përfaqësuesit e USAID:  z. William Trigg, znj. Antigona Mustafa dhe znj. Valmira Haxhaj Gushilla.

Më këtë rast Kryetari i Komunës z. Burim Berisha falënderoi mysafirët për donacionin e dorëzuar dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Komuna e Fushë-Kosovës me USAID. Këtë ndihmë të Popullit Amerikan do ta shfrytëzojnë nxënësit tanë bashkë me arsimtarët dhe kjo do të ndikoj në cilësinë më të mirë të mësimit.