Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, z.Samir Shahini po qëndron në Strasbourg të Francës, me ftesë të Këshillit të Europës

2022/09/09 - 9:47

Nga data 7 deri më 9 Shtator me ftesë nga Këshilli i Europës, në Strasbourg të Francës po qëndron drejtori i DKA-së z.Shahini, bashkë me një delegacion të përfaqësuesve të institucioneve qeveritare, dhe shoqërisë civile.
Ai në cilësinë e Kryesuesit të Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsimit është ftuar në takimin e 5-të të komitetit udhëheqës të projektit ‘INCLUDE’ – Ndërtimi i Kapaciteteve për Edukim Gjithëpërfshirës.
Në takimin punues të këtij komiteti ata u mirëpritën nga z.Villano Qiriazi – Udhëheqës i Departamentit për Edukim në Këshillin e Evropës, dhe zyrtarë të tjerë të zyrës së Këshillit të Europës në Prishtinë.

Përmes agjendës së këtij takimi janë diskutuar modelet më të mira dhe ndërtimi i kapaciteteve për edukim gjithëpërfshirës.