Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë dhe BEINT nënshkruan memorandum bashkëpunimi

2022/10/27 - 1:25

Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë dhe BEINT nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të kontribuar në zhvillimin e arsimit cilësor në Komunën e Fushë-Kosovë.

Palët nënshkruese angazhohen të bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së formimit profesional të drejtuesve të institucioneve arsimore, para universitarë, nëpërmjet zbatimit të Programit të “Shkollës së Drejtorëve” edhe në Komunën e Fushë-Kosovës. Program ky që ka të bëjë me rritjen e cilësisë, nëpërmjet trajnimit/ certifikimit të drejtuesve (drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve) dhe mësimëdhënësve aspirantë për drejtues të shkollave. Por, edhe të programeve lidhur me formimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe punonjësve të arsimit para universitar.