2021/05/24 - 10:02
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Fushë-Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në pjesë të ndryshme të qytetit dhe të fshatrave.
Punëtorët teknik të kësaj drejtorie janë duke larguar një sasi të madhe të mbeturinave, të hedhura vend e pa vend nga qytetarë të pakujdesshëm.
Largimi i mbeturinave po bëhet në qytet dhe do të vazhdoj në të gjitha pikat ku ka sasi të madhe të tyre.
Lusim qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe të mos i hedhin mbeturinat në hapësirat ku nuk ka kontejner.