Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Drejtoria e Shërbimeve Publike  e komunës së Fushë Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.

2021/09/17 - 1:50

Drejtoria e Shërbimeve Publike  e komunës së Fushë Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.

Një sasi e madhe e mbeturinave të hedhura vend e pa vend nga qytetarë të pa kujdesshëm, këto ditë, po largohen nga punëtorët teknik të kësaj drejtorie.

Kësaj radhe largimi i mbeturinave  u bë te nënkalimi i rrugës kryesore në Vragoli që qon për në fshatin Miradi, te këndi i lojërave si dhe te Stadiumi i qytetit.

Lusim qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe të mos i hedhin mbeturina në hapësirat ku nuk ka kontejner.