Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Edhe dy familje me shtëpi të reja

2020/09/08 - 4:17

Sot u bë përurimi i dy shtëpive të reja për dy familje në komunën e Fushë-Kosovës. Komuna në bashkëfinancim me Shoqatën Humanitare “Qatar Charity” kanë financuar ndërtimin e këtyre shtëpive dhe sot u janë dorëzuar çelësat këtyre familjeve në nevojë, si raste me gjendje të rëndë sociale.

Deri më tani me Shoqatën e Katarit janë ndërtuar 18 shtëpi ndërsa vetëm komuna për këtë vit ka ndarë mjete për 28 shtëpi për familjet që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit e që janë në gjendje të rëndë ekonomike e sociale. Këto shtëpi janë në procedura të realizimit.