Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Edhe një sukses i Komunës së Fushë-Kosovës

2015/02/02 - 1:00

Në vitin 2014 Komuna e Fushë-Kosovës realizoi të hyra në shumë prej 2,288,351.37 €, duke zënë kështu vendin e VI-të në Kosovë në total dhe vendin e I-rë për kokë banori dhe territor, pa diskutim.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, falënderon të gjithë punëtorët e shërbimit civil dhe bizneset që mundësuan një sukses të tillë.
Ky buxhet ka garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në realizimin e të gjitha projekteve të parapara që gjithsej janë 130 sosh.
Tabelën e Ministrisë së Financave mund ta shkarkoni këtu.