Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është mbajtur mbledhja e KKSB-së

2021/06/01 - 1:30

Këshilli Komunal për Siguri në Fushë-Kosovë sot mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutuan pikat që kishin të bënin me gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe atë të shëndetësisë, përkatësisht me situatën pandemike.

Kryesuesi i KKSB-së, z.Burim Berisha, pasi informoi të pranishmit për rendin e ditës ngriti për diskutim çështjet e përgjithshme në komunë, duke theksuar se situata e përgjithshme është e mirë dhe pa probleme të theksuara.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Fushë-Kosovë, z.Halil Morina, tha se duke pasur parasysh gjendjen e sigurisë dhe rastet gjithëpërfshirëse në krahasim me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, këtë gjashtëmujorë (deri më tani) gjendja është shumë më e mirë dhe pa probleme të mëdha.

Drejtori i QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi”, z. Osman Magjera, në diskutimin e tij tha se si Qendër e Mjekësisë Familjare jemi munduar të japim maksimumin në menaxhimin e pandemisë për t’iu ofruar shërbime sa më të mira dhe sa më cilësore pacientëve të prekur me COVID-19.

Deri më tash në komunën tonë janë 10817 qytetarë të testuar për KOVID- 19, 4759 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, të shëruar janë 4624, ndërsa 79 janë aktiv.

Që nga 19 shkurti kemi filluar me teste rapide dhe deri më tani janë testuar 3346 qytetarë, ndërsa nga data 7.07.2021 kemi filluar edhe procesin e vaksinimit dhe deri më tani janë të vaksinuar 1500 veta.

Në këtë takim u diskutuan edhe tema tjera nga anëtarë të KKSB-së, si nga z.Maliq Thaqi nga Kryqi i Kuq, Miroslav Velickovic, Nexhat Tërnava nga BI në Fushë-Kosovë, Qerim Gara, Fehmi Gashi, prifti Nikola Dragicevic etj.