Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal

2011/12/05 - 2:09

  1. Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Komunës, e datës:
    09.11.2011.
    2. Pyetje dhe përgjigje parlamentare.
    3. Shqyrtimi i kërkesës Nr. 02-1-3976, paraqitur nga Hysen Zabelaj, fshati Sllatinë e
    Madhe.

    Fillimi e seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës u bë me një përshëndetje nga mysafirët e
    lartë nga qyteti Silifke i Turqisë që është binjakëzuar me Komunën e Fushë-Kosovës.
    Kryetari i Komunës, z.Burim Beruisha, duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve i falënderoi
    ata në mënyrë të veçantë kryetarin e Komunës z. Bajram Ali dhe stafin që është në komunën
    tonë që udhëhiqet nga drejtori i kulturës z. Lutfi Ogur, i cili është edhe anëtar i Komitetit për
    Bashkëpunim në Silifke. Kryetari Berisha foli para mysafirëve dhe këshilltarëve Komunal për
    rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke vlerësuar lartë përvojat, sidomos ato në lëmin e trajtimit të
    ujërave të zeza ku qyteti Silifke ka një sistem jashtëzakonisht të përsosur, i cili mund të shërbej
    edhe si model për komunën e Fushë-Kosovës.
    Nga ana e tij z.Lutfi Ogur falënderoi këshilltarët komunal si dhe kryesuesin e delegatët
    e Kuvendit për pritjen që i është bërë delegacionit nga Silifke duke potencuar se tanimë në
    Komunën e Fushë-Kosovës ndihemi si në shtëpitë tona. Bashkëpunimin do ta vazhdojmë dhe do
    ta thellojmë edhe më shumë, vuri në pah z. Ogur.

    Pas këtyre fjalimeve delegatët diskutuan për rendin e ditës dhe si pikë më e rëndësishme ishte
    kërkesa Nr. 02-1-3976 e paraqitur nga Hysen Zabelaj. Kërkesa e tij u diskutua gjatë ne Kuvend
    andaj edhe u mor vendim që kërkesa të trajtohet si një kërkesë me prioritet dhe organet që
    janë duke u marrë me rastin të kenë prioritet. Nga institucionet vendimmarrëse u kërkua që të
    përshpejtojnë këtë rast dhe të merren me shqyrtimin e kësaj lënde.
    Në fund delegatët kërkuan nga drejtoritë komunale që në seancat e radhës, për pyetjet e tyre,
    përgjigjet t’i marrin me shkrim gjë që u përkrah edhe nga Kryesuesi i Kuvendit.