Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është mbajtur punëtoria për shkëmbimin e përvojave më të mira në ‘Menaxhimin e rastit’ me fokus në vlerësimin fillestar dhe bazë

2018/12/17 - 11:29

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin të shumtë të cilët veprojnë në Fushë-Kosovë, siç janë: Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Policia e Kosovës, Qendra e Mjekësisë Familjare, organizata joqeveritare, përfaqësues të shkollave, kopshteve, Kryqi i Kuq, etj.

Qëllimi i punëtorisë ishte të ndajë përvojën, praktikën dhe procesin e vlerësimit fillestar në bazë në kuadër të ‘Menaxhimit të rastit’ si proces. Kjo punëtori është në kuadër të ciklit të punëtorive për ‘Menaxhimin e rastit’ përmes të cilave synohet ngritja e kapaciteteve të stafit të pjesëmarrësve lokal në ofrimin më cilësor të shërbimeve për fëmijë dhe familjeve të cenuara.

Aktiviteti në fjalë u zhvillua në kuadër të projektit “Shërbime efikase për jetë të pavarur” i zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë i cili është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, po ashtu i bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga “Save the Children” në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.