Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është mbajtur seanca e rregullt e KK-së në Fushë-Kosovë

2011/09/27 - 2:05

Mbledhja e VIII e Kuvendit të Komunës u karakterizua me debate dhe diskutime të shumta që kishin të bënin kryesisht me pjesën ku u debatua për Raportin gjashtë mujor të Kryetarit të Komunës dhe aprovimin e buxhetit për vitin 2012.

Mbledhja e VIII e Kuvendit te Komunës u karakterizua me debate dhe diskutime të shumta, që kishin të bënin, kryesisht, me pjesën ku u debatua për Raportin gjashtë mujor të kryetarit të Komunës dhe aprovimin e buxhetit për vitin 2012.

Raporti i punës së kryetarit të Komunës u vlerësua nga asamblistët si një raport i punuar dhe i përgatitur mirë, që fokusohej kryesisht në projekte dhe punë që janë përfunduar apo edhe janë në fazën e implementimeve.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2011 karakterizohet me vazhdimësi të institucioneve shtetërore për të arritur nivelet e zhvillimit të mëtutjeshëm: ekonomik, politik, shoqëror, kulturor, informativ etj. Administrata e Komunës ka bërë punë efikase dhe efektive duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjet dhe Statutin e Komunës.

Ka vazhduar ngritja profesionale e shërbyesve civilë, përmes: trajnimeve, seminareve e ngritjeve të tjera profesionale. Raporti në mes të qytetarëve dhe Administratës Komunale për punë të caktuara ka qenë i suksesshëm, ku dëshmohet me statistikat e paraqitura nga Drejtoria për Administratë.

Punën e Asamblesë Komunale me trupat e saj, duke u mbështetur me materiale, propozime të ndryshme nga Administrata dhe subjektet e ndryshme, e vlerësojmë si shumë të suksesshme. Të gjitha grupet parlamentare kanë bërë që Asambleja të funksionojë normalisht në baza ligjore dhe të japë kontributin për realizimin e të gjitha projekteve të parapara përmes buxhetit dhe formave tjera.

Ky gjashtëmujor është i suksesshëm duke marrë parasysh realizimin e të hyrave të krijuara përtej planifikimit buxhetor. Kanë filluar të realizohen të gjitha projektet kapitale të parapara në infrastrukturë, mbrojtjen e mjedisit, arsim, shëndetësi, si dhe fillimin e procesit të realizimit të disa projekteve shumë të rëndësishme, ku vlen të përmendet: sistemi i ujit të pijshëm, ndriçimi publik solar dhe për herë të parë projekti për zhvillimin rural, etj.

Përmes të hyrave vetjake janë realizuar edhe shumë projekte të vogla, të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ambient për qytetarët që jetojnë në Komunën tonë.

-Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti është miratuar Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal 2011-2014 dhe ka vazhduar Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal, të cilat do të mundësojnë një zhvillim edhe më të hovshëm urbanistik në gjithë territorin e Komunës, ku përfshihen edhe fshatrat, hapësirat bujqësore, djerrinat, pyjet. Gjashtëmujori i parë 2011 karakterizohet me një vazhdimësi liberale për investime të ndryshme të kapitalit vendas dhe të huaj në ekonomi për të hapur vende të reja pune.

-Raportet ndëretnike kanë qenë të mira, karakterizohen me një shtendosje totale që do të thotë marrëdhënie të mira të gjithë njerëzve, grupeve të interesit për të punuar të lirë, për të lëvizur të lirë, për t’u shprehur dhe jetuar të lirë.

-Raportet në mes të Komunës, në njërën anë, dhe KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it, Shoqërisë Civile, në anën tjetër, janë zhvilluar në partneritet të plotë duke na ndihmuar në zhvillimet e mëtutjeshme demokratike dhe paqësore të Komunës sonë.

-Raporti në brendi përmban shumë të dhëna për punën e Komunës, të specifikuara sipas drejtorive veç e veç.

Ndonëse kishte shumë diskutime ky raport u aprovua nga kuvendarët.

Edhe pika tjetër, shumë e rëndësishme, që kishte të bënte me buxhetin për vitin 2012 zgjoi shumë reagime dhe diskutime të deputetëve, por në fund ky buxhet i cili kap vlerën 6.091.901.00 € u aprovua nga të pranishmit.

Asamblistët e Fushë-Kosovës drejtuan dy kërkesa për Ministrinë e Ambientit dhe atë të Infrastrukturës që urgjentisht të intervenohet sepse është duke u rrezikuar rëndë jeta e qytetarëve. E para kishte të bënte me Deponinë në Mirash, e cila po digjet vazhdimisht e që është duke e dëmtuar rëndë shëndetin e banorëve për rreth, sepse lirohet tym shumë i madhë dhe erëra të pa durueshme.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me shenjëzimin dhe vendosjen e zebrave në magjistralen nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Duke pasur parasysh se nëpër këtë rrugë kohëve të fundit ka pas shumë fatkeqësi, atëherë kërkohet që kjo ministri të ndërmarr masa urgjente.