Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është organizuar kurs i rrobaqepësisë për gra të të gjitha komuniteteve

2021/03/04 - 3:11

Komuna e Fushë-Kosovës së bashku me fondacionin “Freskia” kanë organizuar një kurs të rrobaqepësisë,  të cilin e kanë vijuar për tre muaj gra të komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, me ç‘rast sot iu ndanë certifikatat për licencimin e tyre.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, i cili ndër të tjera tha se do të kujdeset që këto gra të furnizohen me makina qepëse.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe z.Bashkim Krasniqi, zëvendësministër në MPMS.