Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është shënuar “12 Qershori – Dita e Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës”

2020/06/12 - 1:00

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha me stafin e tij dhe përfaqësues nga Shoqata e invalidëve të Luftës së UÇK-së, për nderë të “12 Qershorit – Dita e Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës” bënë homazhe pran shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në parkun e qytetit. Gjithashtu u bënë homazhe dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Fushë-Kosovës.

Skulptori z. Agon Çosa, përmes Kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, z. Xhevdet Qiriqi i dhuroi Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, skulpturën me personazh të komandantit legjendar Adem Jashari për nder të “12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës”.