Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është shënuar 28 Nëntori Festa e Flamurit

2022/11/25 - 12:12

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, në një atmosferë festive është shënuar 28 Nëntori Festa e Flamurit Kombëtar. Në këtë manifestim ishin prezent strukturat e larta udhëheqëse të komunës si dhe përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta. Të pranishmëve fillimisht u janë drejtuar drejtori i Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” z.Amir Pllana dhe në emër të Komunës z.Fadil Krasniqi. Fjalimin qendror për këtë rast e mbajti z.Ali Topalli, i cili ndër të tjera theksoi se “Dita e Flamurit Kombëtar nuk është thjeshtë një festë si të gjithë të tjerat, por është edhe një amanet, një betim për të qenë gjithmonë të mbrojtur me idealin kombëtar, që shqiptaria dhe shqiptarët të ndihen të lirë, krenar dhe Zot në Trojet e veta. Për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejtë lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejtë dhe të lavdishme”.

Për programin kulturo-artistik u kujdes Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” si dhe nxënësit e Gjimnazit.