Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fermerët e komunës së Fushë-Kosovës pajisen me mekanizëm bujqësor

2021/07/09 - 4:53

Në vazhdën e subvencionimit për fermerët e komunës së Fushë-Kosovës këto ditë janë shpërndarë 35 spërkatëse traktori, pastaj 31 shpërndarëse plehu si dhe 25 mullinj.

Ky subvencionim bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.

Përkrahja e Komunës së Fushë-Kosovës me këto pajisje për fermerët është vetëm një prej subvencioneve të shumta në fushën e bujqësisë. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Mehmet Gërguri, tha se “edhe gjatë këtij viti i kemi përkrahur bujqit dhe fermerët e Fushë-Kosovës dhe sigurisht se kjo nuk do te jetë e fundit, por do të vazhdohet me përkrahje edhe në të ardhmen”.