Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fillimi i aktiviteteve për Planin Lokal të Veprimit në Mjedis

2011/12/12 - 12:58

Fillimi i aktiviteteve për Planin Lokal të Veprimit në Mjedis – PLVM – 04 nëntor 2011

Fushë-Kosovë 09.12.2011-Komuna e Fushë-Kosovës është një ndër 10 komunat përfituese nga Qendra Rajonale e Mjedisit- Zyra në Kosovë (REC) për përgatitjen e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM). Ky projekt ka filluar së implementuari nga gushti i këtij viti dhe po vazhdon me një ritëm të kënaqshëm pasi që janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, si formimi i Grupit Koordinues dhe Grupit Punues. Muajin e tetor janë kryer trajnimet e Grupit Punues në Durrës të Shqipërisë nga i cili trajnim anëtarët e Grupit Punues kanë marrë informata bazë në lidhje me hapat, metodat dhe përgatitjet e Planeve Lokale.