Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi aktiviteti një mujor “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge”

2018/10/24 - 11:50

Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunës së Fushë-Kosovës kanë nisur një aktivitet të përbashkët njëmujor të quajtur “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge”.

QPS është pjesë e këtyre aktiviteteve çdo herë që vërehet kjo dukuri ku asnjëherë nuk mungon bashkëpunimi i policisë.

Ky aktivitet njëmujor filloi prej datës 18 tetor në të cilin do të jenë të angazhuar punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale dhe Policia e Stacionit Policor të Fushë-Kosovës me njësitë përkatëse të saj, që do të zhvillohet 24 orë në ditë pa ndërprerje, në identifikimin e fëmijëve në situatë rruge.

Ftohen qytetarët e komunës të cilët vërejnë fëmijë të moshës minore duke kërkuar lëmoshë  rrugëve, restoranteve apo pastruar xhamat e veturave të lajmërojnë QPS-në në Fushë-Kosovë.