Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi lancimi i fushatës për regjistrim falas të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas

2015/02/02 - 12:48

Në komunën e Fushë-Kosovës me qëllim të regjistrimit të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas në librat e regjistrit civil, nga muaji shkurt deri më 15 mars, 2015, liron nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe.
Kjo bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komuniteteve, sidomos të drejtës së regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshëm, si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës.
Për më shumë, dokumentin mund ta  shkarkoni këtu.