Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi realizimi i projektit në lokalitetin arkeologjik ‘Kalaja e Harilaqit’

2018/06/19 - 3:13

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) e komunës së Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës (IAK), filloi realizimin e projektit madhor ‘Hulumtime, Gërmime, Restaurime dhe Konservime Arkeologjike’ në lokalitetin arkeologjik ‘Kalaja e Harilaqit’. Punimet e këtij projekti po realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës bazuar në Programin e Punës të vitit 2018.

Punimet parapërgatitore dhe profesionale kanë filluar më 25.05.2018 dhe do të vazhdojnë sipas dinamikës së Planit të Punës të IAK-së për këtë vit si dhe në bazë të marrëveshjes në mes të IAK-së dhe DKRS-së të Komunës së Fushë-Kosovës.