Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi viti shkollor 2011-2012

2011/09/02 - 2:18

Në Komunën e Fushë-Kosovës filloi viti i ri shkollorë, me përgatitje, por edhe me vështirësi.

01.09.2011

Filloi viti shkollor 2011-2012

Në Komunën e Fushë-Kosovës filloi viti i ri shkollorë, me përgatitje, por edhe me vështirësi.

Në një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, e në veçanti për ata që shkelin për herë të par pragun e shkollës, Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, i uroi ata për shëndet dhe rezultate të mira duke i inkurajuar që t’i përkushtohen sa më shumë dijes. Kryetari Berisha tha se edhe ky vit do të jetë një vit mjaft i vështirë për arsimin në Komunën e Fushë-Kosovës, por edhe vit i cili do të zbus sado pak problemin me hapësirën dhe objektet e reja shkollore, disa prej të cilave pritet që shumë shpejt të jenë në shfrytëzim.

D.A.SH.  njoftoi se mësimi ka fillua në të gjitha shkollat, përveç në shkollën fillore “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë dhe në atë “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe. Përveç  sistematizimit të nxënësve nëpër klasë, tanimë ka filluar edhe shpërndarja e teksteve për nxënësit.

Në shkollat e lartpërmendura mësimi nuk ka filluar për shkak të ngjyrosjes së klasave, kurse një nga problemet që po përcillet nga viti në vit është numri i madh i nxënësve nëpër paralele, i cili arrin deri në 45 nxënës, dhe si pasojë është hapësira e ngushtë shkollore. Problem më vete paraqet objekti i shkollës ‘Selman Riza’ në të cilin objekt është e vendosur edhe shkolla e mesme, edhe pse objekti i ri është në fazën përfundimtare dhe sipas zyrtarëve të ministrisë kjo shkollë duhet të jetë e gatshme deri me 1 tetor të këtij viti.