Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fillon Pilot-projekti i kompostimit shtëpiak edhe në 346 amvisëri

2020/09/10 - 1:58

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in dhe GAC-in fillon implementimin e projektit “Kompostimi individual tek amvisëritë ku shërbimi jepet derë më derë”.

Hyrje

Përmes projektit Shërbime të Qëndrueshme Komunale (SHQK), GIZ-i mbështet komunat në përpjekjet e tyre për të bërë modernizimin e shërbimeve publike në fushën e menaxhimit të mbeturinave, në pajtueshmëri me mandatin e tyre ligjor, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Mbeturinat organike paraqesin tri probleme kryesore mjedisore: ndotjen e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore përmes rrjedhjeve, përhapjen e sëmundjeve ngjitëse nga mbeturinat e hapura dhe të pambuluara që hidhen në vendet e groposura të papërpunuara dhe emetimi i metanit i cili është një gaz kryesor serre i liruar për shkak të gjendjes anaerobe në deponi.

Përshkrimi i projektit 

Ndarja e mbeturinave organike (barishte, gjethe, lëvore të frutave, perimeve etj.) nga totali i mbeturinave që gjenerohen. Komuna përmes këtij projekti synon të ulë në vijimësi sasinë e mbeturinave që shkojnë në deponi, të ulë kostot e transportit dhe të trajtimit përfundimtar të mbeturinave, si dhe të kontribuojë në këtë mënyrë në rritjen e jetëgjatësisë së përdorimit të deponisë. Njëherësh praktikimi i kompostimit sjell përfitime për përdoruesit për prodhimin e plehut organik të kualitetit të lartë.

Objektivat e projektit

Rezultatet e projektit

  1. Zvogëlimi i sasisë totale të mbetjeve që shkojnë për kompostim;
  2. Profit ekonomik për përdoruesit e kompostimit përmes prodhimit të plehut organik;
  3. Edukim dhe vetëdijesim për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinës te qytetarët.