Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filluan punimet për ndërtimin e katit shtesë të komunës

2022/09/14 - 9:52

Këto ditë kanë filluar punimet për ndërtimin e katit të dytë në ndërtesën e komunës së Fushë Kosovës. Punimet në objekt janë duke i realizuar Operatorët Ekonomik N.P.T. “Loni” dhe V-Shala SH.P.K. Punimet pritet që të përfundojnë sipas kontratës pra në afat prej tre muajve. Me ndërtimit e katit shtesë punëtorët e komunës do të kenë hapësirë të mjaftueshme për punë dhe për shërbime të qytetarëve.