Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fushë-Kosova në monitorim të kamerave 24 orë

2020/12/29 - 9:27

Komuna e Fushë-Kosovës ka përfunduar projektin “Vendosja e kamerave të sigurisë në pikat kryesore të qytetit si dhe në institucionet publike të Komunës së Fushë-Kosovës”, projekt ky që do të garantojë më shumë siguri për qytetarët.
 
Përmes këtij postimi i njoftojmë të gjithë banorët që jetojnë dhe veprojnë në këtë Komunë se janë nën vëzhgim të kamerave të qytetit, të cilat monitorohen direkt, 24 orë, nga dhoma e hetuesve të Policisë së Fushë-Kosovës.