Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fushë-Kosova shpërblehet nga MAPL-ja për performancë të lartë

2018/06/29 - 3:41

Në mesin e dymbëdhjetë komunave pjesëmarrëse të Republikës së Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për Komunën e Fushë-Kosovës ka ndarë një shpërblim në bazë të treguesit për performancë të lartë dhe në këtë mënyrë është shpallur si komuna më e mirë në kuadër të ngritjes së transparencës në nivelin lokal të qeverisjes.

Ky vlerësim pozitiv, sa i përket transparencës komunale, mundësoi që Fushë-Kosova të jetë përfituese e këtij projekti, por njëkohësisht me anë të këtij projekti MAPL-ja është garantuese për mbështetje financiare për realizimin e një projekti tjetër në vlerë prej 77,000.00 €.

Me këtë rast Kryetari Berisha falënderoi MAPL-në për vlerësimin dhe shpërblimin e ndarë për komunën e Fushë-Kosovës.