Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

INFORMATË – Ambienti Biznesor në Fushë-Kosovë

2022/08/15 - 7:36

Komuna e Fushë-Kosovës përgjatë viteve të fundit ka arritur të krijojë një ambient të përshtatëm për zhvillimin dhe rritjen e bizneseve në saje të mbështetjes, përkrahjes, lehtësirave dhe bashkëpunimit të mirë që ka me sektorin privat dhe akterët tjerë me ndikim në zhvillimin ekonomik lokal. Sipas shënimeve me të cilat disponon Komuna struktura ekonomike e bizneseve  është e dominuar nga mikrobizneset me 87%, ku në të shumtën e rasteve janë biznese individuale që bëjnë investime të vogla kapitale përderisa ato gjenerojnë numër të madh të vendeve të reja të punës dhe paraqesin shtyllën kryesore të ekonomisë lokale.

  Kryetari i Komunës Burim Berisha dhe Drejtori për ZhE Ekrem Berjani

Bazuar në situatën pandemike shumica e bizneseve kanë pësuar një ndërprerje të konsiderueshme në operimet e zakonshme duke u përballur me humbje të mëdha. Në këtë profil të paqëndrueshëm financiar Kuvendi Komunal ka liruar të gjitha bizneset nga pagesa e taksës për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës.

Ekonomia lokale në Fushë-Kosovë është e dominuar nga bizneset individuale, mikro-bizneset dhe bizneset e vogla, të cilat janë goditur rëndë  nga situata pandemike COVID-19, si pasojë e kufizimeve dhe rekomandimeve të institucioneve kompetente. Në këtë periudhë pandemike Kuvendi Komunal ka ndihmuar një numër të konsiderueshëm të bizneseve dhe familjeve skamnore.      Komuna në bashkëpunim me organizatën “Help” ka ndihmuar 58 biznese fillestare në formë të pajisjeve; përfitues janë   38 F dhe 20 M , viti 2020-2022.v  Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në bashkërendim me Asamblenë Komunale, këtë vit,  për të gjitha bizneset ka bërë faljen e borxheve të vjetruara deri me vitin 2016.Përkundër masave lehtësuese bizneset lokale ballafaqohen me sfida tjera, si: mungesa e hapësirave biznesore, mungesa e fuqisë punëtore në raport me nevojat e tregut të punës, furnizimi jo stabil me energji elektrike, mungesa e burimeve alternative te fondeve, probleme tjera të natyrës ligjore, administrative… etj.

 Struktura e Ndërmarrjeve

Në Komunën e Fushë-Kosovës veprojnë 1861 biznese aktive, ku struktura ekonomike sipas madhësisë është e dominuar nga mikro-bizneset me 87%, ku në të shumtën e rasteve janë biznese individuale që bëjnë investime të vogla kapitale përderisa ato gjenerojnë numër të madh të vendeve të reja të punës dhe paraqesin bazën kryesore të ekonomisë lokale.

Nr. Klasifikimi sipas madhësisë Sipas nr. të punësuarve Nr.i bizneseve Nr. i punëtorëve
1 Mikro 1-9 1620 3409
2 Të vogla 10-49 225 2284
3 Të mesme 50-249 14 778
4 Të mëdha 250 … 2 581
  Gjithësej –          – 1861 7052

Ndërmarrjet –bizneset aktive sipas madhësisë- korrik 2022 : DZHE

 

 Tregu i Punës

Në komunën e Fushë-Kosovës në sektorin privat  janë të punësuar mbi 7000 punëtorë, ndërsa në sektorin publik janë të punësuar 800 punëtorë. Nga ky numër në Administratë Komunale janë 169, në Shëndetësi janë 104 dhe në Arsim janë 527 punëtorë. Edhe në Fushë-Kosovë përqindja e papunësisë është e përafërt  me përqindjen e papunësisë në nivel vendi, afërsisht 19%.

Sektori privat, kryesisht në gastronomi dhe ndërtimtari  ka vështirësi të operimit  në mungesë të fuqisë punëtore, (pagat e ulëta – kushtet e punës po krijojnë pasiguri për fuqinë e re punëtore dhe mirëqenien e qytetarëve).

Avancimi i shërbimeve Administrative

Komuna e Fushë-Kosovës në vazhdimësi do të jetë e angazhuar në avancimin e shërbimeve për biznese dhe qytetarë. Zyra për biznese do të vazhdojë me regjistrimin e bizneseve  dhe ofrimin e shërbimeve përcjellëse dhe mbështetëse në konsolidimin e bizneseve individuale, në formalizimin e bizneseve familjare dhe një qasje të integruar në përkrahjen e grave në biznes. Komuna me prioritet të veçantë do t’i trajtojë-përkrahë  kërkesat e investitorëve potencial.

Sektorët e prodhimit në Fushë-Kosovë …

 Zonat Komerciale ekonomike

Zonat Komerciale ekonomike shtrihen si në vijim: zona kadastrale Miradi e Epërme,”rruga Dëshmori”; zona kadastrale Fushë-Kosovë “blloku te Fabrika e Miellit”; zona kadastrale Fushë- Kosovë-Sllatinë e Madhe “përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë”. Në këto zona janë të koncentruara bizneset komerciale me veprimtari ekonomike përpunuese-prodhuese, ndërtimore, akomodim, magazinim, si: Bylmeti shpk, Euro Lona shpk, Koral shpk, Baumarket LLC, Altrade shpk, Metalteknika Asllani shpk, Extra Al Pvc shpk, Shell shpk, Dilloni Benz, ntsh Petrol Company, Terminali Doganor shpk, Devolli Group shpk, Bitex shpk, Pro agro shpk, Hotel Vita shpk, NPT Cufa, Madekos Medical, Contakt Generator shpk, Jaha Solar shpk, Agrounion shpk,etj

Harta Zonale Fushë-Kosovë

 Këto zona kanë pozitë dhe qasje shumëdimensionale në shërbimet e transportit rrugor. Magjistralja M9, auto rruga Prishtinë-Pejë, qasja e shpejtë në auto rrugën Prishtinë-Ferizaj, transporti urban dhe ndërurban, transporti hekurudhor dhe ajror, kënaqshëm i përmbushin shërbimet për  bizneset  dhe qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

 Zonat Industriale ekonomike                                                                                                                                                                     

Zonat Industriale ekonomike janë bazë dhe mundësi për zhvillimin ekonomik lokal në Fushë-Kosovë. Këto zona janë të koncentruara në zonën kadastrale Fushë-Kosovë – Sllatinë e Madhe  dhe në zonën kadastrale në Harilaq “rruga Antena”. Aktualisht janë të vendosura një numër i bizneseve prodhuese, përpunuese dhe aktiviteteve tjera tregtare-shërbyese, si: Rec Kos shpk, Art Alumin shpk, Fabrika e Miellit shpk,  Fabrika e Ushqimit të Kafshëve shpk, Auloni BI,  Spas shpk, Metal In Group shpk, Santefarm shpk, Trepharm shpk, Ana Benz ntsh, Aviano ntsh, Hotel Holiday shpk, Alberti shpk, Kosmonte Foods shpk, Scan Color shpk, KFC shpk, Arbotek shpk, Lina-ks shpk, etj.

Synimet e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik janë të orientuara në qëndrueshmërinë financiare të Komunës, përmirësimin e infrastrukturës në funksion të bizneseve, tërheqjen e investimeve të huaja, fuqizimin e ekonomisë lokale në prodhim, bujqësi, turizëm, gastronomi, etj.