Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Informatë

2022/09/16 - 11:51

Kryetari i Komunës,    pas  shqyrtimit   të propozimit   Nr  622,  të datës  23.06.2022, paraqitur   nga Drejtoria   e Shëndetësisë    dhe  Mirëqenies    Sociale,   bazuar   në nenin   13 dhe  58, të Ligjit  për  Vetëqeverisje    Lokale, Nr.03/L-040    (GZ  Nr.28/2008),     nenin  43 dhe  44 të Statutit  te Komunës,   Nr.98,   të datës   17.08.2012, mbështetur    në Marreveshjen     e Bashkëpunimit     e lidhur  në mes  të Komunës së Fushe-Kosoves     dhe Asociacionit    te Komunave    te Kosovës   të datës  27.06.2022, formohet    Grupi  jo-formal    Ekipi  Mobil  i Terenit   MOT  për  implementimin     e Projekti   SoRi  II Learning   Cluster   Methodology,     financuar   nga  Organizata    Joqeveritare    Internacionale     (GIZ)  për vitin  2022.

Detyrë   dhe  përgjegjësi    e grupit  ështe  verifikimi    dhe  informimi    për mbeshtetje    potenciale   familjet ku anëtaret   e te cilave  nuk janë  të punësuar   dhe  nuk  i plotësojnë    kushtët   për ndihmë   sociale.

Grupi  jo-formal  Ekipi  Mobil  i Terenit   MOT , ka mbajtur 2 takime në të cilat është diskutuar për nevojat, problemet dhe zgjidhjet potenciale për familjet të cilat nuk plotësojnë kriteret për ndihmë sociale dhe qnuk janë të punësuar.

Në teren janë vrifikuar 5 familje të kësaj kategorie dhe i është ndarë ndihma në paketa ushqimi dhe higienë.

Në plan është mirëmbajtja e punëtorisë me anëtarët e familjeve të kësaj kategorie ku do të njoftohen për mundësitë dhe mënyrën e punësimit dhe në cilat institucione mund të kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.