Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

“Jeta në Kosovë” ndanë Mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha

2021/01/05 - 11:56

Kryetari Komunës së Fushë Kosovës, z.Burim Berisha sot ka pranuar një mirënjohje nga “Jeta në Kosovë”, për bashkëpunim në informimin e qytetarëve për qeverisjen komunale si dhe pjesëmarrjen në emisionin “Jeta në Komunë”. Kryetari Berisha falënderoi gazetaret “Jeta në Kosovë”, Amire Qamili-Çollaku dhe Mediana Halili për bashkëpunimin e treguar duke thënë se bashkëpunimi me mediat është parakusht i zhvillimit të demokracisë andaj edhe ne synojmë çdo ditë e më shumë të avancojmë në këtë fushë. Komuna e Fushë Kosovës është e përkushtuar dhe e hapur ndaj mediave dhe qytetarëve në transparencë dhe llogaridhënie.